• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesfushori i Kosovës Jashari, kërkohet nga skuadra e Valon Berishës, në Austri

17/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Muharrem Jashari mund të kalojë në kampionatin austriak, dhe të bashkohet me dy futbollistët shqiptarë te kjo skuadër, Valon Berisha e Art Smakaj.
Ky i fundit, 22-vjeçari Smakaj, sapo ka kaluar te skuadra nga qyteti i Linzit, duke lënë Lokomotivën e Zagrebit.
Portali austriak “90minuten.at” shkruan se në listën e lojtarëve të mundshëm që pritet të transferohen te LASK Linz, është edhe mesfushori i Kosovës, që luan në Ukrainë te skuadra LNZ Cherkasy.
Jashari kishte kaluar vitin e kaluar nga Drita në kampionatin ukrainas, ndërsa sapo e ka vazhduar kontratën me Cherkasy.
Jashari ishte shpallur futbollisti më i mirë i ekipit ukrainas për sezonin e kaluar me 29 paraqitje, duke realizuar 5 gola dhe duke asistuar në gjashtë të tjerë.
Vetëm pak ditë më parë, gjatë fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri, ai e ka marrë fanellën me numrin 10 te LNZ Cherkasy.

Next Post

Shtutgart refuzon ofertën e dytë të Bayern për Woltemade, Mercedes dhe Porche mbështesin vendimin e bordit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.