Tuesday, 17. March 2026
Sport

Mesfushori i Kosovës shkëlqen në Ukrainë, gol e asistim nga Muharrem Jashari

GS 06/12/2025 1 Min. Lesezeit

Muharrem Jashari ka shënuar gol e ka asistuar në fitoren bindëse të LNZ Cherkasyt të shtunën në shtëpi ndaj Obolonit.

Ndeshjen e xhiros së 15-të të Premier Leagues ukrainase, skuadra e futbollistit të Kosovës e fitoi 3:0. 

Jashari asistoi në golin për 1:0 në minutën e 37-të, derisa shënoi gjashtë minuta para fundit, për ta vendosur rezultatin përfundimtar. Ai tani ka dy gola të realizuar e tri asistime. 

Jashari e kompletoi ndeshjen te LNZ Cherkasy, kurse Ajdi Dajko u inkuadrua në fundin e ndeshjes. 

LNZ Cherkasy pas 15 ndeshjeve ka grumbulluar 32 pikë dhe është prej kandidatëve për titull kampioni.

Teilen: