Kundër Napolit u aktivizua si pasojë e ndalesë së Pulisiçit që kishte temperaturë, por sivjet Junus Musah nuk është se po ka mundësi të ketë vazhdimësinë e duhur dhe që do të dëshironte.Amerikani është si një xhol, pasi përdoret në disa role, megjithatë hapësirat për të kanë qenë të pakta. Ai nuk humb kurajën, e të njëjtën gjë duhet të bëjë Milani pas humbjes ndaj Napolit e sidomos me ndeshjen ndaj Monzës në horizont.
Çfarë shije la humbja kundër Napolit?
Kundër këtyre skuadrave duhet të shfrytëzosh mundësitë, ata e bënë me ato pak që kishin, ndërsa ne nuk e bëmë me ato të shumta që kishim. Sidoqoftë, nuk duhet të humbim besimin sepse jemi një grup cilësor që ka ende për t’i dhënë këtij kampionati.
Përse kaq shumë gabime në mbrojtje?
Duhet të jemi më agresivë në ato situata. Në golin e Kvaratkhsekials nuk duhej ta lejonim aq lehtë të godiste, pavarësisht se ishte një gol i mrekullueshëm. Rivalët bënë mirë që shfrytëzuan ato pak mundësi që patën, ndërkohë që ne nuk ishim cinikë mjaftueshëm.
Kundër Monzës do të ketë disa rikthime…
Sa më shumë lojtarë të disponueshëm, aq më mirë, kështu që të gjithë jemi të bashkuar në fushë duke luftuar. Kushdo që luan mundohet ta bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Përse Leao po kalon një moment kaq të vështirë?
Rafa është një lojtar i madh, për momentin është duke bërë një rotacion me Okafor. Unë nuk jam trajner, ndaj le të shohim se si gjërat do të rrjedhin në të ardhmen.
A mund të thuhet se tashmë Milani e ka humbur çdo shpresë titulli?
Nuk jemi as në nëntor, ka ende shumë për të bërë kampionat. Jemi optimistë sepse kanë mbetur edhe shumë ndeshje për të zhvilluar. Ne luftojmë dhe do ta bëjmë gjithmonë deri në fund.
PANORAMASPORT.AL