Më 6 gola në kampionat, Tizhani Reijnders është mesfushori qendror që ka shënuar më shumë në këtë Serie A. Edhe dje ishte vendimtar në përmbysjen së rezultatit nga ana e Milanit, teksa pas ndeshjes u ndal edhe për mediat.“Ishte një ndeshje e ndërlikuar, por treguam mendësinë e duhur duke luftuar për të marrë fitoren deri në nfund. Tifozët ishin një ndihmëse e madhe sepse po vuanim ndaj një skuadre që është nën Milanin në renditje. Edhe ky në fakt është një aspekt për t’u korrigjuar sepse mundim të mëdhatë e vuajmë me të voglat. Ishim tri pikë shumë të rëndësishme, por duhet të vazhdojmë të rreshtojmë fitore”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL