• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesfushori i njohur italian: Përpara Igli Tares dridhesh, plus për kuqezinjtë

22/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Marko Parolo është një nga lojtarët që e njeh mirë Igli Taren, pasi me të ka kaluar disa vite te Lacio. Mesfushori i njohur italian, aktualisht analist i DAZN-n, ka zbuluar disa sekrete të drejtorit të ri sportiv të kuqezinjve, që pritet të marrë sa më shpejt detyrën.Marco Parolo Made Notable 350th Career Serie A Appearance During Lazio's Fixture Against Torino | The LazialiÇfarë mund t’i sjellë Igli Tare skuadrës së Milanit?

Milanit do t’i bashkohet një profesionist i vërtetë që ka dëshirë të madhe për t’u rikthyer në botën e futbollit. Do të jetë një plus për klubin sepse vjen me energji dhe i karikuar pasi ka studiuar mirë terrenin gjatë këtyre 2 sezoneve ku ka qenë pushim. Pasi punoi për 15 vite në Romë, ka zgjeruar horizontin dhe ka ndërtuar një eksperiencë të rëndësishme në futbollin europian.

Na tregoni pak për karakterin e tij. Çfarë personi është brenda dhomave të zhveshjes?

Ai ka karizëm, ide të qarta, besueshmëri dhe autoritet. Në dhomat e zhveshjes kërkon dialogun dhe kërkon t’i kuptojë lojtarët, t’i njohë edhe jashtë fushës së lojës për t’u futur në mendjen e tyre. Është një njeri që di të sillet ashpër dhe butë. Por kur është i ashpër përpara tij, të dridhen këmbët. Ka të njëjtën mënyrë sjelljeje me të gjithë, edhe me lojtarët më të rëndësishëm. Më kujtoheshin diskutimet që kishte edhe me Klosen dhe Luis Alberton, kur bënin diçka që atij nuk i pëlqente.

Ai ka qenë i zoti edhe në disa goditje në merkato…

Ka pasur intuitë të madhe. Ka marrë lojtarë që paguheshin pak në atë kohë dhe i vlerëson me kalimin e viteve. Ai vuri bast për Luis Alberton që në pjesën e parë ka pasur probleme dhe donte të ikte. Ai e bindi që të qëndronte edhe në pak muaj shpërtheu. MilinkoviçSaviçin ia rrëmbeu Fiorentinës dhe u bë goditja e karrierës për të. Tares i pëlqejnë lojtarët që kanë fizik, forcë dhe kualitet.

Si mundet që ai arrin i pari te talentet që nuk janë shumë të njohur?

Shikon shumë video dhe shumë kampionate. Te Lacio përpara dhe pas dritareve të merkatos ai mbyllej çdo ditë në dhomë me një video-analist për të vlerësuar karakteristikat e lojtarëve të mundshëm. Një herë, përpara se të transferonte Kaisedon, më shpjegonte se çfarë lojtari ishte dhe si mund të përshtatej te Lacio.

Po në përditshmëri si është?

Ai të bën që ta ndiesh prezencën e tij dhe me të ke takim të vazhdueshëm. Është gjithmonë prezent në stërvitje dhe sytë e tij janë dy sy më shumë, të rëndësishëm dhe të vlefshëm për të kuptuar momentin që kalojnë lojtarët. Kur unë shkoja në qendrën stërvitore, ai ishte i pari dhe kur unë ikja, ai ishte sërish aty.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

John Terry ua kthen mesazhin futbollistëve të Tottenhamit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.