• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesfushori i Real Madrid e ka të qartë, Bellingam: Vinicius është më i miri në botë

13/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhud Bellingam dhe Vinicus Zhunior kanë qenë dy nga yjet e padiskutueshëm të Realit të Madridit në këtë sezon. Ata janë golashënuesit më të mirë të ekipit në të gjithë kompeticionet. Nëse në pjesën e parë të sezonit ishte anglezi që tërhoqi “qerren” e Realit, në pjesën e dytë të sezonit stafetën e ka marrë Vinicus Zhunior me gola vendimtarë në La Liga dhe në Ligën e Kampioneve.

bellingam

Së bashku kanë fituar Superkupën e Spanjës, kanë fituar dhe titullin në La Liga dhe qershia mbi tortë pret aty më 1 qershor kundër Dortmundit në finalen e Ligës së Kampioneve. Si dy lojtarët më të rëndësishëm të Realit në këtë sezon, mes Bellingamit dhe Viniciusit nuk kanë munguar dhe krahasimet e mediave spanjolle, nëse është më i mirë njëri apo tjetri. Në Madrid janë të qetë, edhe dy lojtarët madje. Ata janë shfaqur në sintoni dhe harmoni të plotë mes tyre në fushë por dhe gjatë festimeve të titullit në La Liga. Madje, Bellingam ka shkuar më tej, duke treguar në një farë mënyre së kush është shefi.

“Jam shumë i lumtur duke qenë në krah me lojtarin më të mirë në botë” deklaroi ish-mesfushori i Dortmundit, Xhud Bellingam, që ka provokuar dhe të qeshurat e shokut të tij të ekipit, Vinicius Zhunior. Por edhe braziliani i është kthyer me një tjetër batutë mesfushorit anglez. “Ky djalosh do të na japë më shumë energji për finalen e Ligës së Kampioneve. Është ai më i miri”, komentoi Vinicius. Në këto kushte me vlerësimin reciprok mes dy lojtarëve, më të lumturit në Madrid janë tifozët, që po shijojnë magjitë dhe golat e tyre që kanë udhëhequr ekipin drejt majave më të larta. Por tifozët e Realit të Madridit ekanë të qartë se kush është shefi për momentin: Vinicius. Jo më kot gjatë shfaqjes së dy lojtarëve nëballkonin e Qeverisë së Komunitetit të Madridit, tifozët e bardhëkanë kërkuar “Topin e Artë” për sulmuesin brazilian.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Hoselu dhe shefja e Real Madridit, batuta dhe shpërfillje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.