Thursday, 5. March 2026
Sport

Mesfushori Qerimi largohet zyrtarisht nga Llapi

GS 22/06/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Egzon Qerimi është larguar zyrtarisht nga skuadra e Llapit në afatin kalimtar të verës.

  

Lajmin e ka bërë të ditur klubi llapjan me anë të një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare, shkruan lajmi.net.

“Komunikatë zyrtare për lojtarin Egzon Qerimi. Me përfundimin e edicionit 2022/23 ka përfunduar edhe bashkëpunimi me mesfushorin Egzon Qerimi. Klubi e falenderon për angazhimin dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës” – thuhet ndër tjerash në komunikatën e Llapit.

Qerimi në “Zahir Pajaziti” u transferua në janar nga skuadra e Dukagjinit të Klinës.

I njëjti futbollist në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se të ardhmen e tij do ta vendos në ditët në vijim./Lajmi.net/

  


Teilen: