Tuesday, 1. September 2026
Sport

Mesfushori shqiptar “çmend” turqit

GS 02/11/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori shqiptar, Eduardo Rroca ka shënuar një gol fantastik në sfidën që Keçiorengucu po zhvillon në shtëpi ndaj Korum.

Në minutën e 36-të ai kaloi ekip e tij në avantazh 2-1 me një gol “alla-Mesi”.

Një gjuajtje nga goditja e dënimit jashtë zone ka përfunduar në fundin e rrjetës së kundërshtarëve, duke “çmendur” tifozët turq.

Kujtojmë se ky është goli i dytë për 31-vjeçarin në kampionatin turk në këtë sezon, ku ka luajtur 8 ndeshje. Ndërkohë ka dhënë edhe një asist.

Teilen: