Monday, 26. January 2026
Sport

Mesfushorin shqiptar e kërkon skuadra që kryeson kampionatin kroat

GS 29/12/2023 1 Min. Lesezeit

Enis Çokaj mund të largohet nga Panathinajkosi në këtë merkato dimërore.

Mesfushori shqiptar numëron vetëm pak minuta në këtë sezon, prandaj mundësia për një largim nga Athina mbetet e mundshme. Interesimi për të nuk mungon. 24-vjeçari është një nga objektivat e Hajdukut të Splitit.

Klubi që udhëheq momentalisht kampionatin kroat ka nisur negociatat për transferimin e Çokajt.

Ky i fundit e njeh mjaft mirë kampionatin kroat, në të cilin ka luajtur për të paktën 3 sezone.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Fatih Terimi, ikonë e futbollit turk, do të ketë të tjera plane për çokajn.

Teilen: