Friday, 13. March 2026
Sport

Mesi, Buskets dhe Iniesta përsëri në një skuadër? Inter Majemi planifikon bashkimin e bujshëm

GS 04/07/2023 1 Min. Lesezeit

Lionel Mesi, Andres Iniesta dhe Serxhio Buksets ishin disa vite më parë pjesë e skuadrës së Barcelonës në një nga periudhat më të arta të saj. Tani, të tre lojtarët duket se mund të bashkohen përsëri në MLS, duke luajtur për të njëjtën skuadër.

Capture

Katalanasja “RAC1” ka mësuar se pas Lionel Mesit dhe Serxhio Buskets, klubi i Inter Majemit ka bërë gati një ofertë edhe për Andres Iniestan. Ky i fundit është pa ekip pasi u largua nga Visel Kobe dhe është në kërkim të një aventure të re.

Radio katalanase bën të ditur se klubi i drejtuar nga Devid Bekam i ka bërë një ofertë mesfushorit spanjoll i cili po e merr në konsideratë, pasi e tërheq ideja që të transferohet në SHBA. Mundësia për të luajtur përkrah shokëve të tij të vjetër të skuadrës, e bën këtë ofertë shumë më interesante.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: