• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesi flet për “Topin e Artë”: I rëndësishëm, por më mungonte vetëm Kupa e Botës

14/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lionel Mesi ka dhënë një intervistë të gjatë për “Titan Sports” në të cilën ka folur për Guardiolën dhe Barcelonën. Gjithashtu sulmuesi argjentinas foli edhe për Topin e Artë si dhe për të ardhmen e tij.

m , x

Cila është marrëdhënia juaj me Guardiolën?

“Kam mbajtur kontakte, ne flasim shpesh. Jam i kënaqur me atë që ai ka bërë, veçanërisht në Ligën e Kampioneve. Ai është trajneri më i mirë në botë, ai nuk kishte nevojë të fitonte kupën përsëri për ta provuar këtë. Përsa i përket kohës në Barcelona jam shumë i lumtur për atë që kam kaluar dhe e kam shijuar shumë. Ishte pak e çuditshme të dëgjoja tifozët të këndonin emrin tim edhe kur nuk isha. Iu jam shumë mirënjohës”.

E shihni veten trajner një ditë?

“Jo, gjithmonë kam thënë se nuk do ta bëja, vazhdoj ta ruaj këtë ide…”.

Kush do ta fitojë Topin e Artë, ju apo Haland?

“Në këtë pikë të karrierës sime, trofetë e ekipeve janë gjithmonë më të rëndësishme se ato individuale. Dhe Kupa e Botës është më e mira. Sigurisht, fitimi i Topit të Artë në këtë fazë të karrierës sime do të ishte mirë, por nëse nuk e fitoj nuk ka asnjë problem pasi ajo që më ka munguar vërtet ishte Kupa e Botës”.

Ndonjë këshillë për brezin e ri?

“Gjëja më e rëndësishme për njeriun është të shijojë atë që i pëlqen të bëjë. Karriera është e shkurtër, gjithçka kalon kaq shpejt… Është e rëndësishme të shijoni çdo moment, sepse nuk ka kthim prapa”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Real Madridit zyrtarizon transferimin e Jude Bellingham

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.