• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, August 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesi gjithnjë edhe më i lodhur, argjentinasi akuzon për kalendarin e ngjeshur të Inter Majemit

09/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“E përfundoi mirë ndeshjen, edhe pse i lodhur. Ai ka lodhje në fazat e mëvonshme, por është e “logjikshme”, tha Tata Martino, i cila nuk u shqetësua shumë për faktin se Leo Mesi duhej të ndiqej edhe nga fizikanët në pjesën e parë të ndeshjes kundër Nashvill.

MESI

Edhe pse sezoni sapo ka filluar, numri i madh i ndeshjeve dhe udhëtimeve në një kohë shumë të shkurtër gjithmonë e bëjnë punën e tyre. Që nga rikthimi për Inter Majemin, Mesi ka bërë gjithsej 10 paraqitje, duke përfshirë një turne aziatik dhe një udhëtim nga bregdeti në bregdet në SHBA.

Në moshën 36-vjeçare, Mesi është një lojtar veteran, i cili pavarësisht se është kujdesur në detaje për gjendjen e tij fizike gjatë gjithë karrierës së tij, është shumë më i prirur ndaj stresit dhe ngarkesës së lartë të minutave. Për më tepër, në vetëm më pak se dy javë, ai do të takohet sërish me shokët e tij tek Argjentina, megjithëse këtë herë përqendrimi në tokën amerikane e pengon atë të bëjë udhëtime të mëdha në ato data.

Vitin e kaluar, stafi trajner i Inter Majemit nuk ishte në gjendje të menaxhonte saktë volumin e minutave të Leo Mesit, daljet e të cilit me Kombëtaren e Argjentinës përfunduan duke e eliminuar atë. Për shkak të punës së tepërt, ata nga Florida humbën Leon në një moment kyç në kërkimin e tyre për një “play-off” të MLS-së që nuk erdhi kurrë.

Që në momentin e parë, Tata Martino e bëri të qartë synimin e tij prioritar për t’u kujdesur për fizikun e Mesit për ta pasur atë gjithmonë në dispozicion, diçka që sipas trajnerit, për momentin nuk është shqetësuese, por që gjithsesi, mund të ketë tifozë të Interit Majemit dhe yllit argjentinas që e duan gjithnjë në fushë 90 minuta.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Liverpooli po bëhet gati për jetën pa Kloppin, afër marrëveshjes së parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.