• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, October 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Mesi i ri” te zëvendësi i Zhirusë, kuqezinjtë ndjekin vetëm talente

17/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luka Romero është një ndër emrat më të ri në listën e dëshirave të Milanit.

Downloader.la-648a365b63d8b (1)

Kontrata e tij me Lacion do të skadojë më 30 qershor dhe kjo e ka rritur interesin e Xhefri Monkadës për të përshpejtuar një akord me djaloshin, i cili cilësohet si Mesi i ri. I lindur në vitin 2004, ai ka luajtur vetëm 277 minuta në 12 paraqitje mes Serisë A, Ligës së Europës, Ligës së Konferencës dhe Kupës së Italisë.

Për meritë të tij, megjithatë, një gol me vlerë tri pikë në kampionat me rastin e Lacio-Monca 1-0, por megjithatë argjentinasi duket i pakënaqur në Romë e mund të pranojë punësim nga çdo klub që do t’i garantonte të paktën 800 mijë euro në sezon.

GJIGANTI – Profili i sulmuesit nigerian të NK Celje të Sllovenisë, Çukvubuikeim Ikvumesi (21 vjeç, 195 centimetra i gjatë) ka tërhequr vëmendjen e zbuluesve të Milanit. Në sezonin e fundit, Ikvumesi shënoi 9 gola dhe dha 5 asistime në 32 ndeshje të luajtura ndërmjet ligës dhe kupës së Sllovenisë. Për kuqezinjtë do të ishte dubluesi ideal i Olivie Zhirusë që me thuajse 37 vite mbi supe nuk mund të përballojë të gjitha ndeshjet e sezonit.

TALENTI TURK – Mes objektivave të Milanit mbeten Reis Nelson (Arsenal) dhe Samuel Çukvueze (Vijarreal), por sigurisht që nuk janë të vetmit. Në fakt, siç theksohet nga “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë janë regjistruar në listën e gjatë të të interesuarve për Arda Gyler. I lindur në vitin 2005, ai pëlqehet nga gjysma e Europës (për të PSG-ja, Borusia Dortmundi, Benfika) dhe, në Serinë A, edhe nga Napoli, ndaj nga ana e kuqezinjve do të duhej një përshpejtim i bisedimeve.

MISTERIOZI I NORUIÇIT – Sipas raporteve të ‘TEAMtalk’ në Angli, Milani i ka vënë syrin irlandezit Endrju Omobamidele. Qendërmbrojtësi i lindur në vitin 2002, ka kontratë me Norcich Sitin deri në vitin 2026 dhe mund të largohet për një shifër më të lartë se 17 milionë euro. Në rastin e tij, konkurrenca e Milanit do të përbëhej nga klube si Notingem Forest, Shefild Junajtid dhe Bërnlej.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Granit Xhaka: Është jashtëzakonisht e vështirë të luash këtu 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.