Masimo Morati do të rikthehet të flasë për Interin dhe disa të pathëna pikante rreth presidencës së tij, të mërkurën e 20 dhjetorit, në orën 21:00, për “Radio TV Serie A”, e cila do prezantojë intervistën e plotë të gazetarit Alesandro Alçiato.
Ndërkohë, faqja në “Instagram”-it të radios ka publikuar një frazë të shkurtër dhe shumë kurioze, e cila ka mjaftuar për të bërë, sidomos tifozët e Interit të padurueshëm.
Të gjithë duan të mësojnë diçka më shumë rreth një prapaskene që e kanë ëndërruar për shumë vite: “Nuk është aspak një legjendë metropolitane, apo një sajesë se ai ka qenë pranë Interit. Po po, është shumë e vërtetë që Lionel Mesi ka qenë pranë firmës me ne…”.
Ndaj, tani të gjithë presin me padurim të mërkurën për të mësuar më shumë lidhur me atë çfarë do të zbulojë Masimo Morati për Lionel Mesin dhe Interin.
PANORAMASPORT.AL