• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesi për rekord, u shënon 100 skuadrave në karrierë

27/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lionel Mesi e ka nisur në mënyrën më spektakolare të mundshme aventurën e tij të re në SHBA me Inter Majamin.Lionel Messi Inter Miami celebrates 072523_0

Në takimin e dytë me klubin e tij të ri, argjentinasi ka shënuar sërish. Pas debutimit magjik kundër Kruz Azulit me një gol pikturë me goditje dëmtimi, në orët e para të së mërkurës me orën shqiptare, Leo ka përsëritur veten ndaj Atlanta Junajtid. Por këtë herë ai ka realizuar dygolëshin e tij të parë me klubin e tij të ri në suksesin 4-0. Por golat ndaj Atlantës janë vërtet historikë për kampionin e botës. Ai arriti një statistikë tronditëse: shënoi kundër 100 nga 115 klubet, me të cilat është përballur në karrierën e tij si futbollist. Shifrat janë gati të pabesueshme.

GOLA KUNDËR 100 KLUBEVE – Statistikat që rrotullohen rreth karrierës së Leo Mesit janë mbresëlënëse në shumicën e fushave. Tani me Inter Majamin ai arriti një tjetër pikë shumë kulmore. Të martën e 25 korrikut me orën amerikane, ose 26 korrikut me orën e Tiranës, ai shënoi dy gola ndaj Atlanta Junajtid, rivali i parë në “Major League Soçer”, me të cilin u përball. Pak ditë më parë, në debutimin e tij në Kupën e Ligës, ai i shënoi Kruz Azulit. Me golin e tij të parë në takimin ndaj Atlantës pas vetëm 8 minutash, sulmuesi nga Rozario tashmë ka në listën e tij ekipin e njëqindtë ndaj të cilit ka shënuar të paktën një gol në karrierë. Kurioz është fakti se Mesi është përballur me 115 skuadra të ndryshme, teksa vetëm 15 prej tyre nuk ka mundur t’i realizojë.

SEVILJA, “VIKTIMA” E PREFERUAR – Rivali i tij i preferuar është Sevilja në kampionatin spanjoll. Lionel Mesi ka mundur t’i shënojë klubit nga Andaluzia 38 gola në 43 ndeshje. Pas saj vjen Atletiko e Madridit me 32 gola të realizuar ndaj “colchoneros”. Në vendin e pestë pas Valencias dhe Bilbaos vjen Reali i Madridit, të cilit, Mesi i ka shënuar 26 herë në 47 duele. Për shkak të viteve të tij në La Liga, podiumi i vendeve me më shumë skuadra që pësuan gola nga Mesi është Spanja (44), Franca (23) dhe Gjermania (7).

KUJT NUK I KA SHËNUAR? – Gjëja kurioze në lidhje me statistikat e Mesit nuk është se janë vetëm 15 skuadra ndaj të cilave ai nuk ka shënuar gola, por ka luajtur katër ndeshje pa gol kundër tre prej tyre. Interi, Rubin Kazani dhe Reneja janë skuadrat me të cilat ka luajtur 4 takime pa mundur t’i shënojë asnjë gol. Dymbëdhjetë të tjerat janë: Reims, Monako, Herez, Sent Etien, Brest, Bordo, Metz, Al-Sad, Real Mursia, Gramenet, Udineze dhe Okseri.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ancelotti ja mbyll dyert Mbappes me deklaratën e fundit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.