• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesi ‘sponsorizon’ Lautaron për ‘Topin e Artë’

17/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Argjentinë kanë nisur fushatën për Lautaro Martinezin, duke bërë deklarata se ai meriton të fitojë “Topin e Artë”.

Kapiteni i Interit është mes finalistëve të këtij trofeu individual për vitin e kaluar, ku bëri një sezon të jashtëzakonshëm duke udhëhequr si zikaltrit ashtu edhe kombëtaren e tij në Kupën e Amerikës.

Dhe deklarata më e fortë ka ardhur nga ai që në karrierën e tij e di mirë se çfarë do të thotë të fitosh “Topin e Artë”, pasi është më fituesi i historisë së futbollit.

Lionel Mesi ka folur pas ndeshjes mes Argjentinës dhe Bolivisë të fituar nga “Albiçelestet”.

Kapiteni i skuadrës së Skalonit thotë se Lautaro ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe e meriton më shumë se kushdo që ta fitojë këtë trofe.

“Lautaro ka pasur një vit spektakolar. Ka shënuar gol në finale dhe ishte golashënuesi i Kupës së Amerikës. Meriton ta fitojë ‘Topin e Artë?’ më shumë se çdo lojtar”, ka thënë “Pleshti”. Dhe kur e thotë ai sigurisht që mund të ketë ndikim në botën e futbollit. Ndoshta Leo mund të spostojë edhe ekuilibrat tani që është larguar nga futbolli i rëndësishëm”.

Next Post

Statistikat/ Ekipi i Kompanisë si makineri perfekte, sulmi i Bajernit bën diferencën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.