Është mësuar emri i atij që do të gjykojë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
UEFA ia ka besuar ndeshjen Inter-Barcelona, gjyqtarit polak Szymon Marciniak.
Marciniak këtë sezon në Ligën e Kampionëve ka gjykuar në 6 ndeshje.
Ai më parë ka gjykuar finalen e Superkupës së Evropës në vitin 2018, finalen e Kupës së Botës 2022 dhe finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2023.
Polaku pas kësaj do të udhëtoj në Shqipëri, ku do të gjykojë finalen e “Final Four” të kampionatit shqiptar.
Kujtojmë se ndeshja mes Interit dhe Barcelonës, do të zhvillohet në “San Siro”, të martën në orën 21:00..