• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Mësoj nga Menja”, Milani prezanton portierin e dytë: Këtu për tituj dhe të hap sezonin

13/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani e mori falas dhe Marko Sportielo pas 137 prezencave tek Atalanta, mezi pret të tregojë se është një afrim i goditur. Portieri, që vjen me gradat e zëvendësit të Menjasë, ka zgjedhur numrin 57, pasi përfshin datat e lindjes së gruas dhe vajzës së tij.

sportielo

Te Milani në momentin e duhur apo jo?

Për mua është një ëndërr edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga firma. Mendoj se e kam hedhur këtë hap në momentin e duhur, pasi kam përvojë në të gjitha nivelet. Impenjimi dhe serioziteti janë armët e mia më të forta. Akordin me Milanin e kisha prej kohësh dhe nuk kam dëgjuar asnjë ofertë tjetër.

Keni ardhur si zëvendës për Menjanë. Si ju është dukur nga jashtë?

Pas Donarumës ishte e vështirë të gjejë dikë cilësor, por Majku është vërtet një fenomen. Jam 31- vjeç, por mund të mësoj prej tij shumë, sepse është portier i gjeneratës së re, ndërkohë që unë ndiej se i përkas shkollës së vjetër.

Mendoni se do të keni hapësirë?

Kur një ekip luan në disa turne, atëherë trajneri ka nevojë për të gjithë. Edhe në përditshmëri, sepse ata që luajnë më pak kanë për detyrë të shtyjnë gurin. Nuk është e lehtë të respektosh pritshmëritë kur luan rrallë, por mund të të jepen shanset nëse e bën punën mirë.

Për cilin nga shokët jeni kureshtar të luani?

Nuk dua të ndaj preferencat, por Menjanë dua ta shoh nga afër. Mezi pres të sfidoj edhe Leaon, por edhe të tjerët më duken lojtarë kalibri. Mendoj se është herët për të dhënë mendime në këtë aspekt.

Keni ndonjë ndeshje që doni të luani?

Të ishte për mua, që të parën kundër Bolonjës.

Mendoni se keni këmbët e duhura për lojën e Milanit?

Me siguri nuk jam teknik, por do të punoj për të realizuar atë që më kërkohet. Mund të jesh portieri më i aftë, por gjithçka varet nga lëvizjet e shokëve. Pioli do të dijë të më orientojë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Trajneri kroat nuk “ia vet letrat” kapitenit, e largon nga skuadra e Partizanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.