• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Messi dëshiron të përgatitet për Botërorin në Arabinë Saudite, por ministri i thotë “jo”

30/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lionel Messi po përballet me një sfidë të re në prag të Kupës së Botës 2026. Për shkak të ndalesës së Major League Soccer (MLS), ‘ylli’ argjentinas do të qëndrojë pa aktivitete të rregullta për të paktën katër muaj, një periudhë që mund të ndikojë në formën e tij fizike para turneut të madh.

Për t’u përgatitur në kushtet më të mira, Messi kishte shprehur dëshirën të luante në Saudi League gjatë kësaj ndërprerjeje. Sipas Abdallah Hammad, drejtor i Mahd Academy for Talent Development, ekipi i Messit kontaktoi institucionet saudite gjatë Botërorit të Klubeve verën e kaluar, duke kërkuar të organizonte një fazë përgatitore prej katër muajsh.

Megjithatë, ministria saudite refuzoi propozimin. Hammad tregoi në një podcast për mediat lokale se ministri kishte vendosur që liga saudite nuk mund të shërbente si një kamp përgatitor për lojtarin: “I paraqita propozimin ministrit, por ai refuzoi që Messi të vinte për vetëm katër muaj. Çështja u mbyll atje. Ai tha se kampionati saudie nuk do të ishte një kamp përgatitor”.

Ky refuzim vjen si një pengesë për Messin, i cili dëshiron të ruajë ritmin optimal fizik dhe konkurrues përpara Botërorit 2026, duke kërkuar mundësi alternative për stërvitje dhe ndeshje gjatë ndërprerjes së MLS-së.

Next Post

Maradona dhe “Goli i Shekullit”, në një monedhë për Botërorin 2026

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.