Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi dhe bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo e kanë blerë një vilë të re në Majami.
Çifti ka shpenzuar 8.6 milionë funte për rezidencën e re.
Revista “Forbes” shkruan se vila është 10,500 metra katrorë dhe përbëhet nga tetë dhoma gjumi, nëntë tualete, një garazh me tre makina dhe një pishinë. Gjithashtu ka një SPA, palestër dhe dy porta varkash.
Raportohet se brendshme e shtëpisë është po aq mbresëlënëse sa edhe pjesa e jashtme.
Ka shumë dritë natyrale në shtëpi që vjen përmes dritareve të mëdha që do t’i lejojnë Mesit të shijojë pamjet e mrekullueshme.