Sunday, 19. July 2026
Sport

Messi dhe Kupa e Botës, është edhe… Drake: veprimi i çmendur i reperit ‘frikëson’ Argjentinën

GS 18/07/2026 1 Min. Lesezeit

Drake do të mbështesë Argjentinën e Lionel Messit në finalen e Kupës së Botës kundër Spanjës. Reperi i njohur vuri bast prej 1.5 milion dollarësh për fitoren e Argjentinës.

Nëse Argjentina triumfon për herë të dytë radhazi, Drake do të vërë në xhep mbi 5 milion dollarë. Lajmi nuk u pëlqeu tifozëve argjentinas, duke pasur parasysh reputacionin e 39-vjeçarit kanadez si një “hajmali për fat të keq”. Shtatorin e kaluar, “mallkimi” i Drake ra edhe mbi Jannik Sinner.

Teilen: