• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Messi: Falë Martinez kemi më shumë besim

05/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Magjistari” i topit nuk ishte në kulmin e tij, por sërish ia doli, me “Albiceleste”-t e Argjentinës, që i mbijetuan një gabimi të Lionel Messi në gjuajtjet e penalltive për të arritur në një tjetër gjysmëfinale të Copa America, megjithatë kampionët e botës, pavarësisht emrit të madh dhe “yjeve” në fushë, nuk mundën të fitonin pastër ndaj Ekuadorit, edhe pse kaluan të parët në epërsi, ku protagonist me një krosim spektakolar ishte vetë “La Pulga”.

Mirëpo, nëse për shumë kënd humbja e një penalltie, sidomos me Argjentinës, mund të tregoj një ulje të cilës së lojës, nga 8 herë fituesi i “Topit të Artë”, vetë Lionel Messi pas përfundimit të sfidës është shprehur se se skuadra e tij tashmë ka fituar siguri kur vjen puna te penalltitë për shkak se në portës është pikërisht një si Martinez.

“Penalltia e humbur? Isha i bindur për të shënuar, me panenka. Ia kisha shprehur këtë edhe portierëve të kombëtares.

Në fund u nervozova shumë që e humba penalltinë. Por, për fat kemi një si Martinez në portë, është rritur shumë.

Tani edhe ne kemi më shumë besim kur ndeshja shkon te penalltitë, edhe para sfidës diskutuam me Martinez dhe ai bënte shaka nëse ndeshja do të vendosej nga 11-metërshat. Na siguroi se duhej të qëndronim të qetë pasi ai do të mendonte për gjithçka.

Dëmtimi? Nuk ishte ndonjë problem i madh, më shumë më rëndoi dhe frikësoi në aspektin psikologjik. U mundova ta kaloja atë moment duke u stërvitur pak nga pak, pa rrezikuar. Isha pak i frikësuar, por në fund gjithçka shkoi mirë dhe isha gati për të luajtur”,- u shpreh kampioni i botës në fuqi.

Next Post

LIVE Spanjë-Gjermani 1-1, mbyllen 90 minutat, gati për shtesën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.