Sunday, 30. August 2026
Sport

Messi i pandalshëm, shënon katër gola në fitoren 7-1 të Inter Miamit

GS 30/08/2026 1 Min. Lesezeit

Lionel Messi ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare me Inter Miamin, duke realizuar katër gola dhe një asistim në fitoren 7-1 ndaj Montrealit në MLS.

Inter Miami kaloi në epërsi në minutën e 20-të përmes Casemiros, ndërsa Montreali barazoi shtatë minuta më vonë me Herbersin. Messi riktheu avantazhin në minutën e 40-të, pas një goditjeje të lirë që u devijua nga mbrojtja kundërshtare.

Argjentinasi shënoi sërish në minutën e 52-të, pasi depërtoi në zonë dhe kaloi mbrojtësit kundërshtarë. Në minutën e 80-të, ai asistoi për Luis Suarezin, i cili realizoi golin e katërt.

Vetëm tri minuta më vonë, Messi kompletoi het-trikun, ndërsa golin e katërt personal e realizoi në minutën e gjashtë të kohës shtesë, duke vulosur rezultatin 7-1. Golin tjetër për Inter Miamin e shënoi Alexander Shaw.

Kjo ishte hera e shtatë në karrierën e Messit që ai realizon katër gola në një ndeshje.

Teilen: