• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Messi ia dedikon trofeun Maradonës: Kudo që je, Diego… urime ditëlindjen. Ky trofe shkon edhe për ty

30/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ylli botëror Lionel Messi, ka thënë se s’ka mundur ta imagjinonte një karrierë kaq të madhe siç e ka pasur në futboll.

Messi të hënën mbrëma ka fituar për herë të tetë “Topin e Artë”. Ai ka fituar çdo gjë që mund të fitohet në futboll.

“Jam i lumtur që gjendem sërish këtu dhe e shijoj këtë moment”, ka thënë Messi.

Ai ka thënë se të “tetë trofetë e Topit të Artë” që i ka fituar janë të veçantë.

Messi ka thënë se kurrë s’ka mundur as në ëndërr ta imagjinonte karrierën që ka pasur.

“Nuk kam mundur të imagjinoj se do të kem një karrierë aq të pasur siç kam pasur. Se do të arrij çdo gjë, se do ta kem fatin që kam pasur për të luajtur te skuadra më e mirë në histori. Të fitoj Copa American dhe Botërorin pas gjithë atyre momenteve të vështira me përfaqësuesen”, ka thënë Messi.

“Sot dua ta përmend Diegon (Maradonën). Nuk ka vend më të mirë sesa ky që t’ia uroj ditëlindjen atij përreth shumë njerëzve që e duan futbollin, ashtu siç ai donte. Kudo që je, Diego… urime ditëlindjen. Ky trofe shkon edhe për ty”, deklaroi Messi.

Next Post

VIDEO/ Lazio i falet 11-metërshit, “shqiponjat” mundin “violët” në “Stadio Olimpico”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.