• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Messi, ish-agjenti zbulon: Interi e kërkonte, por…

18/03/2025
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Lionel Messi te Interi? Kush e di se si do të kishte shkuar nëse e gjithë kjo do të kthehej në realitet. Tani tifozët zikaltër vetëm mund ta imagjinojnë, por që mund të ishte konkretizuar disa vite më parë siç zbuloi Horacio Gaggioli, ish-agjenti i kampionit argjentinas.

Ish-agjenti shpjegoi në një intervistë sesi presidenti i atëhershëm Massimo Moratti u përpoq ta sillte Messin në Milano: “Është e vërtetë, e konfirmoj. Interi, si skuadrat e tjera të mëdha, e donte atë. Unë e di për interesin pas mbërritjes në Barcelonë, ndërsa nuk kam dëgjuar kurrë për interesin e tyre më parë. Megjithatë, Leo nuk donte kurrë të largohej nga Barça”.

Lidhja e Messit me Barcelonën ka mbetur shumë e fortë, edhe falë investimit që klubi katalanas vendosi të bëjë tek ai: “Leo mbërriti përfundimisht në shkurt 2001 në Barcelonë dhe që atëherë e kuptoi menjëherë se cila ishte filozofia e futbollit të klubit dhe se ishte një klub i veçantë”.

“Ne e dimë pjesën tjetër – shtoi Gaggioli -. Barcelona e ndihmoi atë në çdo mënyrë. Ai e ndihmoi atë në shumë mënyra në fillim të karrierës së tij, sepse besonte në të”.

Gaggioli, megjithatë, është i bindur se Messi nuk do ta mbyllë karrierën e tij te Inter Miami, por aty ku filloi gjithçka: “Jam i bindur se ai do të kthehet te Neëell’s Old Boys. Do të ishte diçka e mrekullueshme. Do të ishte i vetmi klub në Argjentinë që kishte në radhët e tij edhe Diego Armando Maradona dhe Leo Messi”.

 

 

Next Post

Flamurtari fiton përballjen dramatike ndaj Bashkimit dhe kualifikohet në finale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.