• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Messi lavdëron Barcelonën që u jep shans të rinjve

23/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka lavdëruar ish-klubin e tij Barcelonën për mundësinë e dhënë talentëve të rinj që vijnë nga akademia.

Messi është kthyer të flasë pas një kohe për ish-skuadrën e tij, Barcelonën, për të cilën ka pasur vetëm fjalë të mira, sidomos sa i përket trajtimit të lojtarëve të rinj.

“Është fantastike të shohësh të rinjtë të marrin mundësitë e tyre te Barca”, ka thënë fillimisht Messi.

“Ata [të rinjtë] përgjigjen në këtë mënyrë sepse e njohin klubin më mirë se kushdo tjetër”.

“Ata janë mësuar të luajnë në këtë mënyrë që kur ishin të vegjël, në La Masia”, përfundoi ylli argjentinas.

Asnjë klub tjetër që lufton për Ligën e Kampionëve nuk mund të mburret me më shumë adoleshentë në formacionin e tyre titullar. Barcelona ka dy 17-vjeçarë si Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi që fillojnë ndeshjet e mëdha të Ligës së Kampionëve.

Barcelona gjithashtu ka të rinj si Marc Casado, Gavi, Hector Fort dhe Sergi Dominguez që luajnë ndeshje në La Liga. Ata u edukuan në Akademinë e famshme të Barçës, La Masia.

Next Post

PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.