Saturday, 21. March 2026
Sport

“Messi-Mania” në Miami, debutimi i mundshëm në korrik dhe çmimet e biletave rriten ndjeshëm

GS 08/06/2023 1 Min. Lesezeit

Transferimi i Messit në Miami ka bërë bujë të madhe në Shtetet e Bashkuara. Nënshkrimi i argjentinasit me Inter Miami nuk është bërë ende zyrtare, por gjuetia e biletave tashmë ka nisur për atë që duhet të jetë ndeshja debutuese e tij me skuadrën e re.

Data që rrethohet me të kuqe mund të jetë 21 korriku, kur klubi nga Florida do të debutojë në Kupën e Ligës.

Sipas “The Athletic”, çmimi i biletave tashmë është rritur në qiell. Më e lira kushtonte 350 euro, një shifër më e lartë se biletat për të parë ndeshjen e tretë të finaleve të NBA midis Miami Heat dhe Denver, e cila ishte 310 euro./h.ll/abcnews.al

Teilen: