Messi–Newell’s Old Boys, marrëveshjeje për rikthimin e tij “part time” në vitin 2027
Që Leo Messi një ditë mund të rikthehet te Newell’s Old Boys nuk është sekret, por tani kjo duket më shumë se një ëndërr për tifozët argjentinas. Sipas “Tuttomercatoweb”, presidenti i ri i klubit, Ignacio Boero, ka arritur në parim marrëveshje me “Pleshtin” për kthimin e tij te klubi që e zbuloi.
Bëhet fjalë për një kontratë “part-time” prej 6 muajsh, nga janari deri në qershor 2027, duke qenë se numri 10 ka kontratë me Inter Miami deri në vitin 2028. Lajmi ka dalë në dritë pasi vetë Boero ka diskutuar me guvernatorin e Santa Fe, Maximiliano Pullaro, një plan për të garantuar siguri dhe qetësi për Messin gjatë qëndrimit të tij në Rosario.
Teilen: