Lojtarët e Inter Miamit mposhtën bindshëm 4:0 Toronton natën mes të mërkurës dhe të enjtes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ylli argjentinas Lionel Messi doli nga loja në minutën e 37-të për shkak të lodhjes dhe problemeve me dëmtimin, shkruan Lajmi.net.
Në momentet kur Messi po largohej nga fusha, një numër i madh i tifozëve të klubit, ose më saktë ata që erdhën në stadium vetëm për të, janë larguar nga tribunat.
Brenda pak minutash, tashmë kishte zbrazëtira të dukshme në stadiumin e mbushur në fillim të ndeshjes në Florida.
😳 Inter Miami fans mass-exodus from the stadium following #Messi‘s substitution in the 37th minute of the first half 🚨#MLS pic.twitter.com/LI0VKltgBn
— MARCA in English (@MARCAinENGLISH) September 21, 2023