Sunday, 12. July 2026
Sport

🔥 Messi nuk i zgjati dorën Xhakës në një moment të ndeshjes Argjentinë – Zvicër

GS 12/07/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, udhëhoqi si kapiten Zvicrën në fushë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës ndaj Argjentinës.

Në momentin kur ndeshja shkoi në vazhdime, ylli i Argjentinës, Lionel Messi i nervozuar me rezultatin, nuk i zgjati dorën Granit Xhakës.

Gjithsesi, Argjentina ka siguruar gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror duke fituar me rezultat 3-1.

Gol spektakolar kishte shënuar Julian Alvarez nga distanca, e cila mund të hyjë në garë edhe për golin më të mirë të turneut.

Përveq atij shënuan edhe Alexis Mac Allister dhe Lautaro Martinez, ndërsa të vetmin për Zvicrën e shënoi Dan Ndoye.

Në gjysmëfinale, Argjentina do të përballet me Anglinë të mërkurën në Atlanta.

Teilen: