Friday, 20. March 2026
Sport

Messi nuk ka gjasa të rikthehet në Barcelonë, zbulohet arsyeja

GS 04/06/2023 1 Min. Lesezeit

Gazetari i njohur Guillem Balague, i cili ka vepruar si biograf i Lionel Messit, ka folur për të ardhmen e lojtarit. Siç kemi raportuar tashmë, Balague tha se disa javë më parë argjentinasi mori një ofertë nga Inter Miami.

Në të njëjtën kohë, gazetari e quan të pamundur mundësinë e rikthimit në Barcelonë. Shkak janë bërë problemet financiare të klubit katalanas, të cilat nuk lejojnë sigurimin e kontratës për lojtarin.

Kujtojmë se Lionel Messi u largua nga PSG këtë e ka bërë të ditur klubi të shtunën pak orë para ndeshjes së fundit të sezonit kundër Clermont (2:3). Messi luajti për parisienët për dy sezone. /G.D abcnews.al/

Teilen: