Monday, 25. May 2026
Sport

Messi nuk ndalet, shënon tripletë me Argjentinën dhe shpallet ‘Lojtari i Ndeshjes’ ndaj Bolivisë

GS 16/10/2024 2 Min. Lesezeit

Lionel Messi u rikthye më në fund të luajë për Argjentinën pas një periudhe prej 334 ditësh duke i argëtuar fansat e tij specialë në fitoren 6-0 ndaj Bolivisë në kualifikimet e Botërorit 2026.

Ylli argjentinas u rikthye me tripletë dhe me dy asistime, duke qenë i përfshirë në 5 gola dhe u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.

Futbollisti i Inter Miamit e inspiroi Argjentinën drejt fitores së radhës, ndërsa e regjistroi tregolëshin e dhjetë për Kombëtaren.

37-vjeçari u shpreh i lumtur pas ndeshjes, ndërsa thotë se “u ndie si fëmijë përsëri”.

“Është një ndjenjë e mirë të luash këtu dhe ta ndiesh mbështetjen dhe ndjenjën që ta japin tifozët argjentinas. Më bën të emocionohem kur i dëgjoj se si e thërrasin emrin tim. Ne të gjithë e shijojmë këtë lidhshmëri me fansat dhe ne duam të luajmë në shtëpi, e shijojmë këtë moment”, deklaroi Messi pas ndeshjes.

Ai do të rikthehet në klubin e tij Inter Miami, por shpreson që të luajë sërish me fanellën e Argjentinës në muajin nëntor kundër Paraguait dhe Perusë.

 

 

 

Teilen: