• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Messi pas tre golave ndaj Bolivisë: Ndihem si fëmijë në Kombëtare

16/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Argjentina, gjithnjë e më shumë lidere në grupin kualifikues të Amerikës së Jugut për Botërorin 2026.

Këtë status e konfirmoi edhe me fitoren 6-0 ndaj Bolivisë. Protagonistë të mbrëmjes ishin Leo Messi, autor i një triplete, Lautaro Martinez, Julian Alvarez dhe Thiago Almada, të gjithë shënues.

Ylli i Inter Miami, pas ndeshjes bëri një njoftim që parashikon reflektime për të ardhmen e tij: “Është shumë bukur të vish këtu në Kombëtare, të ndjesh dashurinë e njerëzve. Lidhja me njerëzit është fantastike, na pëlqen të luajmë këtu, me gjithë këto tifozë.

Nuk ka të reja për të ardhmen time me Argjentinën, por vitet bëjnë të vetën. Ndoshta mund të jenë ndeshjet e mia të fundit me kombëtaren, do të varet shumë nga reagimi i trupit dhe forma sportive. Nuk kam caktuar një datë apo afat të fundit.

Pavarësisht moshës sime, kur jam këtu, ndihem si fëmijë, sepse jam rehat me këtë ekip. Për sa kohë që ndihem mirë dhe mund të vazhdoj të performoj ashtu siç dua, do të vazhdojmë t’i shijoj këto lloj mbrëmjesh”.

 

 

Next Post

Komisioni i Medias së UEFA-s mblidhet në Tiranë më 1 nëntor

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.