Thursday, 19. March 2026
Sport

Messi shënon dy gola, ia rikthen buzëqeshjen tifozëve të Inter Miami

GS 26/07/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist në fitoren e Inter Miami 4-0 ndaj Atlanta Utd.

Messi bëri një super paraqitje dhe ishte e para në stadiumin e klubit të tij të ri, shkruan Lajmi.net

Golat ish-lojtari i PSG-së dhe Barcelonës i shënoi në minutat 8’ dhe 22’ – kurse asistin e bëri për Taylor në minutën e 53’.

Qysh prej debutimit javën e kaluar, Messi ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asist në Amerikë me klubin e Inter Miami./Lajmi.net/

  


Teilen: