Tuesday, 24. March 2026
Futboll

Messi shkruan histori tjetër, lë pas Pelen me supergol nga goditja e lirë

GS 24/03/2026 1 Min. Lesezeit

Ylli i Inter Miami, Lionel Messi, ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij, duke kaluar legjendën Pele për numrin e golave të shënuar nga goditjet e lira.

Në përballjen ndaj New York City FC, Messi realizoi golin e tij të 71-të nga një goditje dënimi. Momenti erdhi në minutën e 61-të, kur Inter Miami fitoi një goditje të lirë rreth 25 metra nga porta. Argjentinasi mori përgjegjësinë dhe goditi, ndërsa topi, pasi devijoi nga muri mbrojtës, përfundoi në rrjetë duke mashtruar portierin.

Me këtë realizim, Messi kalon Pelen, i cili kishte ndalur numrin në 70 gola nga goditjet e lira gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme.

Megjithatë, rekordi absolut ende mbahet nga Juninho Pernambucano, i cili ka shënuar 77 gola nga situata të tilla. Duke parë formën aktuale të Messit, shumëkush beson se është vetëm çështje kohe derisa ai të arrijë dhe ta tejkalojë edhe këtë shifër.

Një tjetër rekord, një tjetër dëshmi e madhështisë së Messit, i cili vazhdon të shkëlqejë edhe në fundin e karrierës së tij.

Teilen: