Ylli i futbollit, Lionel Messi pritet të luajë sot ndeshjen e fundit me Argjentinën në një Botëror.
Disa orë para ndeshjes me Spanjën, Messi ka shkruar një letër motivuese.
“Pjesa më e bukur e gjithë këtyre viteve nuk kanë qenë vetëm trofetë, por i gjithë rrugëtimi. Të ndaja çdo ditë me këtë grup, të konkurronim së bashku, të ngriheshim në momentet e vështira dhe të shijonim çdo hap të këtij rrugëtimi. Faleminderit secilit prej shokëve të mi të skuadrës, stafit teknik dhe të gjithë njerëzve që punojnë çdo ditë që kjo kombëtare të vazhdojë të jetë një familje. Çfarëdo që të ndodhë sot, ky grup tashmë ka shkruar një histori që nuk do ta harrojmë kurrë dhe që askush nuk do të mund ta fshijë. Forca Argjentina”, shkruan Messi në rrjetet sociale.
Spanja dhe Argjentina përballen të dielën (sonte) në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Kjo ndeshje fillon nga ora 21:00.