• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Messi, sportisti i pestë më i paguar në SHBA

11/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ardhja e Lionel Mesit në “MLS” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Pasi njoftoi se kishte vendosur të zgjidhte Inter Miami si destinacion të ri, tifozët e futbollit në SHBA mezi presin ta shohin atë muajin e ardhshëm në garat zyrtare.

Dhe megjithëse Mesi thuhet se refuzoi një pagë nëntëshifrore që i ofroi skuadra arabe Al-Hilal, por edhe ato që ofruan Horhe Mas dhe Dejvid Bekam nuk duken aspak keq. Sipas “Fox Soccer”, Lionel Messi do të bëhet sportisti i 5-të më i paguar në vit në Shtetet e Bashkuara.

Paga e superyllit të futbollit argjentinas do të jetë vetëm më e ulët se e katër yjeve të NBA, ndërsa do të jetë më e lartë se e çdo lojtar në NFL dhe MLB. Ylli i Feniks Sans, Devin Buker dhe qendra e Minesota Timbervollvs, Karl Entoni Tauns do të vazhdojnë të jenë lojtarët më të paguar në vit, duke fituar 56.1 milionë dollarë secili, .

I treti është Nikola Jokiç i Denver Nagetsit me 54.5 milionë dollarë, ndërsa i katërti është katër herë kampioni i NBA, ylli i Golden Stejt Uarriors, Stefon Kerri me 53.8 milionë dollarë.

Dhe më pas, në vendin e pestë, do të jetë paga vjetore e Lionel Mesit, e cila pritet të jetë 53.7 milionë dollarë.

Përveç ofertës së Al-Hilal, kampioni aktual i Kupës së Botës kishte edhe një propozim nga Barcelona, por Messi shpjegoi se vendimi i tij për të zgjedhur Inter Miami nuk ishte i bazuar në para.

Superylli argjentinas tregoi se dëshironte të ishte jashtë vëmendjes së futbollit evropian dhe se mezi priste të kalonte më shumë kohë me familjen e tij.

Next Post

UEFA publikon ekipin e sezonit, dominojnë lojtarët e kampionit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.