Tuesday, 19. May 2026
Sport

Messi zgjedh pasardhësin

GS 05/11/2023 1 Min. Lesezeit

Leo Messi, i intervistuar nga France Football, ka folur për pasardhësit e tij për Topin e Artë:

“Duhet ta pranojmë se Haaland ka pasur një sezon të pabesueshëm.

Ka shënuar shumë gola, 56 në 57 ndeshje mes klubit dhe kombëtares, ka fituar Champions League dhe Triplete-n me Manchester City-n.

“Jam i sigurt se do të jetë një nga lojtarët që do të jetë rregullisht kandidat për Topin e Artë në vitet e ardhshme. Nuk do të befasohesha nëse do ta fitonte shpesh herë.

“Për sa i takon Kyalian, është paka a shumë e njëjta gjë: ka bërë një sezon shumë të mirë, një Botëror spektakolar, 8 gola, 2 asiste, për pak sa na prishi finalen me golat e tij.

“Më duket se, siç kam thënë disa herë, është një nga futbollistët që mund ta fitojë Topin e Artë çdo vit, sepse është një nga më të mirët në botë”.

Teilen: