Tuesday, 5. May 2026
Sport

Metalisti prezanton Zabërgjën

GS 19/08/2025 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Baton Zabërgja edhe zyrtarisht është pjesë e ekipit nga Ukraina, Metalist 1925.

Metalisti, të martën e ka prezantuar Zabërgjën, i cili me ekipin e ri ka firmosur kontratë trevjeçare me opsionin e rinovimit edhe për vitin e katërt.

Ai në Ukrainë është transferuar nga Dinamo City i Shqipërisë, por që nuk janë dhënë detajet e marrëveshjes mes klubeve.

24-vjeçari te Metalisti do ta bartë fanellën me numrin 72 kurse te Dinamo City u transferua në verën e vitit 2023 dhe në këtë sezon ka shënuar 3 gola e ka bërë 2 asistime në 4 ndeshje të luajtura në kuadër të kualifikimeve të garave evropiane.

Në Kosovë, Zabërgja ka luajtur për Gjilanin, Drenicën e Vushtrrinë, ndërsa me “Dardanët” ka një paraqitje.

Teilen: