Mevlan Adili firmos për 2 vite me SC Gjilanin, të dielën prezantimi!
Mbrojtësi i deritashëm i Shkëndijës, Mevlan Adili përfundimisht kalon në kampionatin kosovar.
U fol për një kthim eventual te Vllaznia e Shkodrës apo kalim te Drita e Gjilanit, mirëpo shkupjani përfundimisht ma vendosur të pranojë ofertën e SC Gjilanit.
Palët sot kanë firmosur kontratë 2 vjeçare, ndërsa prezantimi me fanellën e kuqe do të bëhet gjatë ditës së nesërme.