Thursday, 14. May 2026
Sport

Mevlan Zeka e fiton çmimin ‘Ylli i Javës’ në Superligë

GS 20/08/2024 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, po vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e dytë në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Suharekës, Mevlan Zeka, transmeton GazetaBlic Sport.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Milaim Humolli, Nail Kodraliu dhe Agim Xhakolli.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e dytë t’i takojë Zekës, i cili realizoi dy gola, duke i siguruar fitoren e parë ekipit të tij debutues në Albi Mall Superligë, FC Suharekës, ndaj Dukagjinit (3:1).

Teilen: