• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mevlan Zeka, “Ylli i Javës” në xhiron e dytë

20/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Kosovës po vazhdoN të ndaj çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e dytë në Superligë i ka takuar futbollistit të FC Suharekës, Mevlan Zeka.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje prej Milaim Humolli, Nail Kodraliu dhe Agim Xhakolli.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e dytë t’i takojë Zekës, i cili realizoi dy gola, duke i siguruar fitoren e parë ekipit të tij debutues në Superligë, FC Suharekës, ndaj Dukagjinit (3:1).

Pasi mori këtë çmim, Mevlani u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“Së pari, falënderoj komisionin për vlerësimin si më i miri i javës. Kjo ishte një fitore historike për klubin e Suharekës, pasi është një skuadër e re që po merr pjesë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Duhet të kemi kujdes në çdo ndeshje, pasi Superliga është një nivel shumë më të lartë se Liga e Parë dhe kundërshtarët dinë të ndëshkojnë në çdo moment”.

“Momenti i golit në minutën e 50-të ishte i duhuri dhe më pas e menaxhuam lojën mirë. Suhareka është një skuadër e organizuar mirë, edhe pse e re, brenda ka lojtarë me shumë përvojë dhe besoj se këtë vit do të arrijmë objektivat e klubit”.

“Shpresoj që Suhareka edhe në të ardhmen do të bëjë bujë në futbollin e Kosovës,” tha Mevlani për faqen zyrtare të FFK-së.

Next Post

Deliu-Kodra: Përveç Nagip Krasniqit, të hetohet edhe Martin Berishaj si “tregtar i energjisë” duke bartur çanta me para

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.