• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mezani: Ja kemi borxh tifozëve ta rikthej Gjilanin aty ku e ka vendin

24/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani ka vazhduar me formën e dobët dhe është ndalur në një brazimë pa gola kundër Gjilanit.

Ndeshja ishte mjaft e barabartë edhe asnjëra skuadër nuk pati shumë raste shënimi, shkruan lajmi.net.

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani ka folur pas ndeshjes, duke thënë se Gjilani duhet rikthyer në vendin e tij.

“Si kanë shkuar gjërat, ndoshta nuk do ta kemi si dhuratë këtë pikë, pasi jemi në borxh të madh me tifozët. Janë tifozëria më e mirë në Kosovë. Nuk është tifozëri që ofendon, por mbështet ekipin maksimalisht. Prandaj, jemi borxhli derisa ta dërgojmë në vendin e duhur këtë skuadër. Na gëzon kjo pikë për të arritur objektivat. Është pikë morali përballë Ballkanit”, ka thënë Mezani.

Ai shtoi se Gjilani për stinorin pranveror do të përforcohet me disa lojtar cilësor.

“Tani fillon puna më e madhe për ne, pasi jemi të detyruar të bëjmë transferime të duhura në pozita të ndryshme. Do të mundohemi të bëjmë përzgjedhjet më të mira të duhura”, është shprehur Mezani.

Gjilani në anën tjetër mori një pikë të vlefshme, në garën për të siguruar mbijetesën, pasi gjendet në vendin e tetë me vetëm 18-të pikë. /Lajmi.net/

Next Post

VIDEO/ Tirana i jep “shuplakë” Egnatias, kryeqytetasit tirumfojnë mes goleadës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.