Ylli argjentinas ishte protagonist për skuadrën e tij në ‘Nu Stadium’, shtëpia e re e Inter Miami
Inter Miami i David Beckham ka inauguruar shtëpinë e re, ‘Nu Stadium’, para ndeshjes së kampionatit kundër Austin FC të Myrto Uzunit. Protagonist u bë menjëherë Leo Messi, të cilit i është kushtuar edhe një tribunë me emrin e tij.

Pas prerjes së shiritit, spektaklit piroteknik dhe himnit kombëtar të kënduar Marc Anthony, goli i parë për skuadrën e Mascherano në stadiumin e ri u shënua pikërisht nga “Pleshti”. Ai realizoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 10-të, pas avantazhit të miqve.
Në fund vuri shenjën e tij edhe sulmuesi Luis Suarez, i cili barazoi shifrat në 2-2. Me këtë rezultat është mbyllur e gjithë ndeshja.