• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Michael Schumacher, 11 vite nga aksidenti i skive

29/12/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

11 vjet “pa” Michael Schumacher. Shumë ka kaluar që nga 29 dhjetori i 2013-tës, e diela e fundit e atij viti.

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 po bënte ski në shpatin LE SHAMUA në Meribel, një vendpushim skish në Francë. Ai ishte në shoqërinë e djalit të tij Mick, atëherë katërmbëdhjetë vjeç.

Sipas dëshmive të drejtpërdrejta të këtij të fundit dhe rindërtimeve të mëvonshme të hetimit, Schumacher u largua nga pista. Më pas ai hyri në një fushë me borë të papërpunuar, një hapësirë jo më shumë se tridhjetë metra e gjerë.

Skitë ngecën dhe kampioni gjerman u rrëzua, duke goditur kokën në një gur të dale. Si pasojë, një dëmtim shumë i rëndë në kokë që do t’i shkaktonte dëmtim në tru. Ndoshta situata u përkeqësua nga prania e një videokamere në kaskë, që e lëndoi më keq.

Schumi e kapërceu krizën dhe operacionin e gjatë. Më pak se gjashtë muaj pas aksidentit, Schumacher u zgjua nga koma dhe u transferua në një klinikë private në Lozanë për të ndërmarrë një proces rehabilitimi. Gjatë kësaj periudhe, Schumacher iu nënshtrua operacioneve të tjera kirurgjikale.

E në fund u transferua në vilën “La Reserve”, rezidenca e tij luksoze zvicerane e Gland, në brigjet veriore të liqenit të Gjenevës. Schumacher është mbrojtur nga konfidencialiteti total i familjes së tij dhe i shumë pak njerëzve të lejuar në praninë e tij.

Next Post

Berisha me probleme te Hoffenheimi, pritet të transferohet te Werder Bremeni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.