Friday, 13. March 2026
Sport

Mike Maignan premton besnikëri: Milanist i përjetshëm, shiriti i kapitenit është krenari

GS 13/03/2026 2 Min. Lesezeit

Del sot dokumentari “Beyond the Magic”, një rrëfim mbi rrugëtimin njerëzor dhe profesional të Mike Maignan. Ja disa nga deklaratat e portierit francez të Milanit.

“Milani është vendi, ku u bëra i njohur për botën. Duhet të vish këtu për të kuptuar se çfarë do të thotë vërtet ta veshësh këtë fanellë. Kur luajmë duket madhështia e klubi.

Sapo mbërrijmë në Milanello duhet të japim maksimumin, për fëmijët, për gjyshërit, për ata që bëjnë tifo për Milanin prej vitesh. Ky është shpirti ynë dhe ky është motivi pse do të jem përjetësisht milanist”.

Maignan, kapiten i skuadrës, vendosi të rinovojë me Milanin, edhe pse kishte shumë interes për të nga klube të tjera. “Të jem kapiten i Milanit është përgjjegjësi dhe jam krenar, sepse në një grup 20-30 lojtarësh është vetëm një. Duhet të jesh një shembull dhe këtë kërkoj të bëj çdo ditë, pa abuzuar me shiritin ose statusin.

Nëse ma kanë dhënë shiritin, është për atë që jam. Në të kaluarën u kam thënë trajnerëve të moshave se nuk e doja, sepse ndihesha kapiten edhe pa e pasur shiritin. Tani për mua është krenari”, – ka theksuar më tej portiere kuqezi.

Teilen: