• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mike Tyson bën deklaratën e fortë: Nuk do të tërhiqem kurrë nga boksi

22/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mike Tyson, i njohur si “njeriu më i frikshëm në botë”, ka befasuar sërish botën e sportit me deklaratat e tij të fundit. Legjenda amerikane e boksit, me mbi 40 vite karrierë profesionale, ka thënë se nuk ka ndërmend të varë dorezat dhe të largohet nga ringu.

Tyson rrëfeu një episod me djalin e tij 14-vjeçar, i cili e pyeti pse vazhdon ende të luftojë. “Për një moment nuk dija ç’ti thosha. Pastaj iu përgjigja: Sepse jam më i miri që e ka bërë këtë. Duhet ta bëj, është e vetmja gjë që di të bëj.”, tha ish-kampioni i botës.

Ishte i sinqertë edhe për anën financiare të karrierës së tij: “Kam fituar më shumë para në të 50-at e mia sesa në të 20-at. Por sot paratë nuk kanë më kuptim. E rëndësishme është që mund të kujdesem për njerëzit që dua.”

Duke folur për të ardhmen, Tyson shtoi se gjithçka varet nga interesimi i publikut: “Nëse njerëzit ndalojnë së më ofruari para, ndoshta do të jetë lufta e fundit. Por deri atëherë, do të jem në ring.”

Ai preku edhe momente të vështira të jetës së tij, duke pranuar se shpesh e kthen dhimbjen në humor: “Njerëzit mendojnë se janë shaka, por unë thjesht tregoj historinë time dhe i jap një kthesë personale.”

Në moshën gati 60-vjeçare, Mike Tyson mbetet një nga figurat më të mëdha dhe më të diskutueshme të historisë së boksit.

Next Post

Edon Zhegrova:Dëshiroj të lë gjurmë tek Juventus

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.