• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mikel Arteta i drejtohet me një kërkesë speciale tifozëve të Arsenalit para ndeshjes ndaj PSG-së

29/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mikel Arteta i ka kërkuar tifozëve të Arsenalit që të krijojnë një atmosferë ‘të cilën nuk e kemi parë’ kur ekipi i tij të jetë nikoqir i Paris Saint-Germainit në ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

‘Topçinjtë’ do të presin në ‘Emirates’ kampionin francez dhe teksa Arteta ka thënë se atmosfera ndaj Real Madridit ishte e veçantë, ai ka kërkuar edhe më shumë nga tifozët kësaj radhe.

“Më shumë nesër, më shumë. I kam thënë atyre nuk jam duke e ekzagjeruar kur thashë djema, vendosni atletet, vendosni shorcet, vendosni fanellat dhe të luajmë çdo top së bashku”.

“Ju dëshironi të bëni diçka të veçantë? Ky vend duhet të jetë i veçantë, diçka që nuk e kemi parë. Me të vërtetë shpresoj që secili që vjen në ‘Emirates’ e shikon dhe na sjellë neve atë energji me të”.

Arteta pritet që t’i mirëpresë në ekip Mikel Merinon dhe Ben White pasi kjo dyshe nuk luajti në barazimin me rezultat 2-2 ndaj Crystal Palace javën e kaluar, teksa Jorginho dhe Riccardo Calafiori nuk kanë stërvitur me ekipin dhe pritet të mungojnë sërish.

“Ky është një moment tani për të thënë se këta jemi ne si skuadër, ky është ai që jam si individ dhe ta shprehin veten”.

“Tani ka të bëjë me atë se ku janë limitet? Dhe sa larg jam në gjendje dhe dua të shkojë”.

“Ne kemi një mundësi masive si një klub, si tifozë, për të demonstruar se kush jemi dhe sa larg duam të shkojmë së bashku”, ka thënë Arteta.

Next Post

Kaq para do të fitojë Ancelotti pas largimit nga Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.