• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Milan-Bayer Leverkusen, sot kontakte direkte për transferimin e Xhakës

20/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Granit Xhaka, lideri i mesfushës së Bayer Leverkusen dhe kapiteni i përfaqësueses së Zvicrës, është bërë sërish një emër i nxehtë në tregun e transferimeve verore. Pas një sezoni fantastik me ekipin e Xabi Alonsos, spekulimet për një kalim të mundshëm në Serie A po bëhen gjithnjë e më serioze.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, AC Milan ka hyrë në kontakte me Bayer Leverkusen për të eksploruar mundësinë e transferimit të Xhakës. Edhe pse ende nuk ka një ofertë zyrtare, palët kanë nisur bisedime fillestare, përcjellë KosovaPress.

“Milan po vlerëson disa opsione për të përforcuar mesfushën. Granit Xhaka është një nga emrat në listë. Ka kontakte me përfaqësuesit e lojtarit dhe vlerësime të brendshme mbi koston e transferimit.”

Bayer Leverkusen nuk ka shfaqur ende vullnet për të larguar Xhakën, i cili është nën kontratë deri në vitin 2028. Megjithatë, raportime nga “Sky Germany” dhe “Bavarian Football Ëorks” sugjerojnë se një ofertë në kufijtë 15-20 milionë euro mund të bindë klubin gjerman, sidomos nëse Xhaka kërkon vetë largimin.

Nuk është hera e parë që Xhaka lidhet me një transferim në Itali. Në të kaluarën, Roma e Jose Mourinhos ishte shumë pranë ta afronte mesfushorin në vitin 2021, kur ai ende ishte pjesë e Arsenalit. Vetë lojtari e kishte konfirmuar se “ishte shumë afër transferimit”, por marrëveshja u prish në momentet e fundit.

Next Post

Rikthimi i madh i boksierit Albon Pervizajt pas më shumë se dy vitesh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.