Saturday, 21. March 2026
Sport

Milan çështje orësh larg talentit amerikan!

GS 04/08/2023 1 Min. Lesezeit

Milan çështje orësh larg talentit amerikan!

Milan është duke bërë një merkato fantastike këtë verë, teksa deri më tani ka afruar plot 8 lojtarë dhe ditën e sotme pritet të vijë dhe firma nga lojtari i 9-të, që sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e “kuqezinjve”.

Pas Christian Pulisic, këtë të premte pritet nënshkrimi me bashkombësin e anësorit, talentit të Valencia, Yunus Musah, për të cilin Milan ka bërë gati një “paketë” prej 20 milionë eurosh, që nuk dihet ende se si do të ndahet.

Përsa i përket kontratës personale, “ylli” 20-vjeçar i mesfushës do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, të vlefshme deri në qershorin e vitit 2028, ndërsa për pagën e lojtarit nuk është zbuluar ende ndonjë detaj.

Teilen: